Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Publikuar:
(07.09.2023 08:24:19)

Edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Procesi gjyqësor do të fillojë nga ora 09:00.
Dëshminë në Speciale dje e ka dhënë Frederick Abrahams, nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Watch”.
Ky është dëshmitari i 22-të deri më tani.
Dëshmia e këtij dëshmitari do të vazhdojë edhe në seancën e sotme.
/Shqip.com