Lajme

Vazhdon faza e dytë e testimit të shkathtësive fizike për kandidatët për zyrtarë policor

Policia e Kosovës

Është duke vazhduar faza e dytë e testimit të shkathtësive fizike të kandidatëve për zyrtarë policor.

Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka treguar se kjo fazë e dytë testuese ka filluar nga 28 marsi 2022 deri me 30 mars 2022.

“Testimi po vazhdon në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. Në këtë testim janë të ftuar 1447 kandidatë të cilët kanë kaluar fazën e testimit me shkrim”, thuhet në njoftim.

Numri i kandidatëve të cilët po i nënshtrohen testit fizik në baza ditore është 500 kandidatë të ndarë në dy grupe, proces ky i cili vazhdon edhe nesër./Shqip.com