Lajme

Vazhdon edhe sot dëshmia e gazetarit serb në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Ndryshe dje ka filluar dëshminë dëshmitari i 28-të i ZPS-së, dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është Nebojsha Radosheviq, i cili ka qenë gazetar i agjencisë serbe të lajmeve ”Tanjug” gjatë periudhës përkatëse.

Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, Radosheviq ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998 së bashku me fotografin e tij Vlladimir Dobriçiq.

Dëshmitari Nebojsha Radosheviq ka pranuar që në vitin 2019 kur ka dhënë intervistë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), i pranishëm ishte edhe një prokuror serb.

Seanca pritet të vazhdojë sot me pyetjet e avokatëve mbrojtës, drejtuar dëshmitarit Nebojsha Radosheviq.

/Shqip.com