Lajme

Vazhdimi i seancës mbahet më 6 qershor, VV nuk ndryshon qëndrim për Trustin

Adnan Rrustemi, LVV

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi tha se VV-ja nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

“Kësaj çështje i kemi dhënë përgjigje, unë flas për qëndrimin e grupit parlamentar. Nuk mund të flas për detaje, qëndrimi është i njëjtë për Trustin”, tha ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ndërsa, Kryesia ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 6 qershor.

“Sot u vendos që seanca e ardhshme të mbahet javën e ardhshme të hënën dhe të ketë takim të kryesisë para seancës. Kjo javë të shfrytëzohet nga komisionet për projektligjet”, tha ai.

Trusti

Rrustemi foli edhe për raportimin e kryeministrit Kurti në Parlament.

“Padyshim që kryeministri gjatë këtij vitit të qeverisjes ka raportuar edhe në parlament. Kryeministri do të raportojë sa herë që do të ftohet nga grupi parlamentar. Tashmë kemi marrëveshje konkrete që do të realizohet”. “Dhe po bëhet një investim në sektorin energjetik. Serbia vazhdon të ketë raporte me federatën ruse. Serbia shkoi më tutje duke lidhur marrëveshje me këtë shtet”.

“Serbia nuk ka ndryshuar vazhdon bashkëpunimin me federatën ruse dhe duhet të shërbejë si argument që Serbia duhet të orientohet pro perëndimit”, tha Rrustemi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit./Shqip.com