Varshava dhe Kievi shpallin marrëveshjen për transitin e grurit
Publikuar:
(03.10.2023 16:11:46)
Varshava dhe Kievi njoftuan një vendim që përfshin Lituaninë, që do të përshpejtojë transitin e grurit ukrainas drejt vendeve të tjera.
Kjo është marrëveshja e parë midis dy vendeve që nga shpallja në mes të shtatorit për një embargo polake ndaj importeve.
“Ne kemi arritur një marrëveshje për një çështje të rëndësishme,” u tha gazetarëve Robert Telus, ministri i Bujqësisë i Polonisë në fund të një takimi trepalësh. “Nga nesër, kontrollet në kufirin ukrainas-polake për drithërat që kalojnë tranzit përmes Lituanisë do të kryhen në territorin lituanez, në një port lituanez”, tha Telus.
/Shqip.com