Sport Ndërkombëtar

Varg largimesh në ekipin e njohur spanjoll

Atletiko Madrid njoftoi një tjetër nënshkrim të merkatos së verës.

Konor Gallageri mbërriti nga Çellsi, ndërsa Zhoao Feliks u largua nga ekipi i Simeone duke ndjekur rrugën e kundërt.

Merkato nuk ka përfunduar ende, por nëse klubi “colchoneros” kërkon të bëjë afrime të reja duhet fillimisht të shesë.

Sipas “AS”, në seancat e fundit stërvitore, katër lojtarë mbetën mënjanë grupit të parë në seancat taktike, të destinuar për t’u larguar.

Ata janë: Vermeeren, Omorodion, Lemar dhe Mourinjo. Edhe pse janë pjesë e klubit dhe stërviten në shumicën e kohës me skuadrën, ata pritet të lënë ekipin madrilen këtë verë.

Omorodion mund të jetë i pari që do të paketojë valixhet.

Sulmuesi ka shumë konkurrencë, duke pasur parasysh praninë e Sorlot, Korrea, Hulian Alvarez, Giuliano Simeone dhe Griezman dhe është i vetmi me shumë merkato.

Vermeeren gjithashtu mund të largohet, padyshim në formë huazimi.

Leipcig, Marseja dhe Bajer Leverkuzeni kanë kërkuar informacion për mesfushorin, ideja e të cilit ishte të qëndronte në Madrid.

Për Mourinjon është Getafe, ndërsa Lemar po përjeton një moment të komplikuar pas dëmtimit të rëndë të pësuar vitin e kaluar dhe për këtë arsye nuk ka marrë shumë oferta.

/Shqip.com