Art Jetese

Vaksina e përgjithshme e gripit e gatshme brenda dy viteve

Shkencëtarët që po merren me zbulimin e një vaksine që do të jetë ‘shkatërruesi’ gjeneral i të gjithë viruseve të gripit, po parashihet që të jetë në dispozicion të mjekëve pas rreth dy viteve.

Një vaksinë eksperimentale e bazuar në teknologjinë mRNA, e përdorur në vaksinat kundër Covid, pati sukses tek minjtë dhe qelbësit, të cilët ishin shumë rëndë me shëndetin, për shkak të virusit.

Profesori John Oxford nga Universiteti Queen Mary në Londër, tha se vaksina e zhvilluar në Universitetin e Pensilvanisë, mund të jetë gati për përdorim pas dimrit të vitit të ardhshëm.

Studiuesit kanë punuar për vaksinat universale të gripit për më shumë se një dekadë, por zbulimi i fundit, i publikuar në Science, shihet si një hap i madh drejt një goditjeje që mund të ndihmojë në mbrojtjen e njerëzve nga një pandemi potencialisht shkatërruese e gripit.

Vaksinat e gripit sezonal, të cilat mbrojnë deri në katër shkallë të virusit, përditësohen çdo vit për t’u siguruar që ato janë të përshtatshme për viruset e gripit në qarkullim.

Vaksina e re është krijuar për të nxitur sistemin imunitar kundër të 20 nënllojeve të gripit A dhe B, duke armatosur potencialisht trupin për të luftuar çdo virus gripi që shfaqet.

/Shqip.com