Vajzat e BB VIP përgatisin planin për të shpëtuar këtë banor nga eliminimi

Mbrëmjen e djeshme, Sara Gjordeni hapi Kutinë e Pandorës dhe kishte të drejtë që të vendoste se kë do të çonte në televotim, djemtë apo vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”.
Sara u shpreh se këtë edicion të tretë të BB VIP dëshiron që t’a fitojë një vajzë, e për këtë arsye dërgoi të gjithë meshkujt në nominim.
Mirëpo Rike Roçi, Roza Lati, Sara, Erjola Doçi dhe Vesa Smolica kanë një marrëdhënie shumë të mirë me Fation Kuqarin, e si pasojë vajzat kanë menduar që të bëjnë një plan për të shpëtuar konkurrentin, i cili sipas tyre është i rrezikuar nga ky nominim.
Duke qeshur Roza i kërkoi Fationit që t’i puthë ato pasi është në nominim, ndërsa Rike i tha banorit që të bëjë një dush me lëvizje seksi.
Kuqari, i cili ishte duke bërë dush, nisi të kërcejë me lëvizje sensuale, teksa në një moment i ulën paksa të brendshmet por vajzat nuk e lejojnë që të vazhdojë më shumë.
Pjesë nga biseda:
Rike: Sa i mirë që është. Duhet të bëjmë ndonjë gjë për Fationin këtë javë
Roza: Çfarë të bëjmë? Fation a do na puthësh meqë je në nominim?
Rike: Çfarë tipi që është
Roza: Hë Rike çfarë do bëjmë?
Rike: Ai s’duhet të dijë gjë fare. Është prototip dhe shumë i mirë. Fation bëj një dush seksi me muzikë.
/Shqip.com