Art Jetese

Ushqimet që nuk duhet të konsumoni për Vitin e Ri sipas dietologëve

Tryeza më e bollshme e vitit është pa dyshim ajo e Vitit të Ri. Për ata qe vuajnë nga kolesteroli i lartë, hipertensioni dhe diabeti, duhet të kenë kujdes nga ajo që konsumojnë.

Le te shohim disa nga ushqimet te cilat kërkojnë vëmendje.

Lëkura e gjelit te detit

Nen lëkuren e gjelit te detit akumulohet një sasi e konsiderueshme yndyre te ngopur, kolesteroli dhe kripe. Në vetëm 30gr lëkure gjenden 160 kalori të cilat vijnë nga yndyrë e ngopur dhe 50mg kolesterol. Përveç këtij fakti, mënyra e gatimit ka shumë të bëjë me përmbajtjen e lëkurës.

Temperaturat e larta te gatimit mund te shkaktojnë formimin e substancave kancerogjene, shkruan Living.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara përmbajnë sheqer në sasi të mëdha. Vetëm një kanaçe e vogël përmban 12 lugë sheqer! Kaloritë e 12 lugëve sheqer janë të barabarta me kaloritë e një cope bakllava!

Pijet alkoolike

Pijet alkoolike shkaktojnë dehidratim (sidomos pijet e kripura), dhe rënie te sheqerit ne gjak. Disa kokteje mund të përmbajnë sasi të mëdha kalorish dhe sheqeri duke u përzier me shurupe të koncentruara.

Kujdes nga majoneza

Majoneza që përdoret për sallatën ruse është nga ushqimet më delikate dhe më të mundshme për te shkaktuar helmime. Kjo për shkak të te verdhës së vezës.