Rozë

Unikkatil i mbanë fjalën vëllait, po vjen projekti ri nga reperi

Reperi shqiptar Unikkatil ka mbajtur fjalën që i ka dhënë vëllait të tij.

Para pak ditësh vëllai i reperit ka festuar ditëlindjen, derisa dhurata që kishte kërkuar nga Unikkatili ishte një këngë e re.

Unikkatil i kishte premtuar se do ta sjellë këtë javë dhe kështu sot ka treguar se premtimi i tij është drejt finalizimit.

Në postimin e tij në ‘facebook’, Unikkatil ka shkruar: Nesër pra. A jeni gati?

Postimi tij u komentua shumë nga fansat duke treguar se po e presin me padurim projektin e ri muzikor.

“Shqiptar”, mbanë titullin projekti i fundit nga Unikkatil në bashkëpunim me Mozzikun./Shqip.com