Lajme

Ulqin: Humb jetën një kosovar 33 vjeçar

Ilustrim

Një 33 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën duke u mbytur ë një plazh të Ulqinit.

Mediat e Malit të Zi, kanë raportuar për rastin tragjik.

“Një viktimë e re shkaku i rrymave të forta në Plazhën e Madhe, e treta në vetëm një javë. Një qytetar i Kosovës i lindur në vitin 1988 u mbyt. Flamujt e kuq u shfaqën në të gjithë Plazhën e Madhe të enjten, duke paralajmëruar mysafirët se noti në det është i rrezikshëm”, ka raportuar Ul-info.

Ulqini është një nga destinacionet kryesore që kosovarët e frekuentojnë gjatë verës.

Përndryshe edhe në të kaluarën ka pasur raste tragjike të mbytjes në det. /Shqip.com