Kulturë

Ukrainasi akuzohet për vjedhjen e piktures së njohur në Francë

Një burrë ukrainas u akuzua për vjedhjen e kryeveprave që vlejnë me miliona, nga muzetë dhe shtëpitë e ankandeve në vitin 2017 dhe 2018.

Vadym Huzhva, dyshohet se ka vjedhur pikturën “Port de La Rochelle” (Porti i La Rochelle) të impresionistit francez Paul Signac nga Muzeu i Arteve të Bukura në Nancy, në Francën lindore, në maj të vitit 2018.

Hetuesit morën gjurmët e tij kur piktura u gjet në shtëpinë e një bashkëpunëtori të dyshuar nga policia në Ukrainë, e cila e ktheu atë në muzeun e Nancy.

Ndërsa, Huzhva e mohoi akuzën të hënën.

“Unë nuk e kuptoj se si kam lidhje me këtë. Ju nuk keni asnjë provë për pretendimet tuaja”, tha ai në gjykatë.

Prokurorët thanë se Huzhva ishte pjesë e një bande prej katër personash, të cilët ata i akuzojnë për vjedhjen e disa pikturave.

Huzhva ishte i vetëm në bankën e të akuzuarve sepse tre të tjerët tashmë janë në burg në Ukrainë për akuza të tjera.

Huzhva akuzohet gjithashtu për vjedhjen e një libri të rrallë dhe veprave të artistëve Eugene Boudin, Giorgio De Chirico, Eugene Galien-Laloue dhe Auguste Renoir nga muzetë ose shtëpitë e ankandeve në të gjithë Francën.

/Shqip.com