Lajme

Ukraina rimerr fshatrat kyç të Khersonit nga Rusia

Flamuri i Ukrainës

Ushtria e Ukrainës kanë çliruar nga pushtimi rus fshatrat kyç në rajonin jugor Kherson.

Siç raporton BBC, Ministria e Mbrojtjes në Kiev postoi një video që tregon brigadën e 35-të detare që ngre një flamur ukrainas mbi Davydiv Brid, mes njoftimeve për disa fshatra të tjerë aty pranë që janë rimarrë.

Forcat ruse tashmë janë detyruar të tërhiqen në veri-lindje të Ukrainës.

Sprapsjet e tyre të fundit erdhën pasi presidenti Vladimir Putin futi në fuqi dekretet që aneksonin katër rajone ukrainase.

Aneksimi nuk ka legjitimitet sipas të drejtës ndërkombëtare dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka shpallur ato të pavlefshme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka biseduar me Zelenskyn dhe e ka siguruar atë që SHBA-ja kurr nuk do ta njihte aneksimin rus.

Tutje, gjatë kësaj bisede, Zelensky dhe Biden biseduan edhe për 550 milionë euro që SHBA-jua do të ofronte për Ukrainën duke përfshirë edhe raketahedhëse Himars.

Rusia ende kontrollon qytetin Kherson. Por, kapja e tij po duket gjithnjë e më e lëkundur në të gjithë zonën në veri të lumit Dnieper.

Zelensky tha se forcat ukrainase kishin bërë “lëvizje të shpejta, të fuqishme” në Ukrainën jugore dhe çliruan dhjetëra vendbanime vetëm këtë javë.

Në fjalimin e tij të së martës mbrëma, zoti Zelensky tha se fshatrat Lyubymivka, Khreshchenivka, Zolota Balka, Bilyaivka, Ukrainka, Velyka Oleksandrivka dhe Mala Oleksandrivka ishin çliruar gjithashtu dhe kjo ishte “larg të qënit e gjithë lista”.

“Flamuri ukrainas fluturon përsëri mbi fshatin Davydiv Brid,” deklaroi ministria e mbrojtjes e Ukrainës në rrjetet sociale ndërsa banorët u panë duke filmuar ushtarët ukrainas duke ecur nëpër fshat.

Ministria e mbrojtjes tha më pas se forcat ruse ishin demoralizuar dhe po përpiqeshin të shkatërronin urat në një përpjekje për të ngadalësuar përparimin ukrainas.

Forcat ukrainase kanë synuar linjat ruse të furnizimit në zonën Kherson për javë të tërë, duke shkatërruar urat e pakta përgjatë lumit. Por përparimi i tyre drejt jugut deri tani ka qenë i ngadalshëm..

Ukraina pati sukses më dramatik në Kharkiv në veri-lindje dhe në Donetsk, duke kapur të shtunën Lymanin me rëndësi strategjike.

 Qyteti është pjesë e Donetskut, por shihet si porta për në Luhansk, një rajon nën pushtimin pothuajse të plotë rus.

Kherson, Luhansk dhe Donetsk janë midis rajoneve ukrainase që janë aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia, por triumfalizmi i shpalljes së Vladimir Putinit të premten e kaluar po duket gjithnjë e më i pamatur./Shqip.com

/Shqip.com