Sport Ndërkombëtar

Ukraina pritet t’i bashkohet Spanjës e Portugalisë për të organizuar Kampionatin Botëror

Spanja dhe Portugalia do të njoftojnë të mërkurën se Ukraina do t’i bashkohet ofertës së tyre të përbashkët për të organizuar Kupën e Botës 2030.

Sipas The Times plani është që Ukraina të presë një grup të Kupës së Botës.

Vendimi se kush do ta presë turneun do të vendoset në një Kongres të FIFA-s në vitin 2024, ku 211 shoqatat anëtare do të votojnë se cili grup është më i miri.

Deri në vitin 2030, Kupa e Botës do të zgjerohet në një turne me 48 ekipe, 16 skuadrash më shumë sesa këtë vit.

Pas Kupës së Botës të Katarit të këtij dimri, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika do të presin turneun e edicionit 2026.

Ky do të jetë gjithashtu Botërori i parë në formatin me 48 ekipe.

Ndërkohë, Kampionatin Evropian i vitit 2024 do të mbahet në Gjermani, ndërsa pritësit e turneut 2028 ende nuk janë vendosur./Shqip.com

/Shqip.com