Lajme

Ukraina pret që Pekini të përdorë ndikimin e tij në Rusi për t’i dhënë fund luftës

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, tha se Kievi pret që Kina të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

Deklarata e Nikolenkos erdhi pasi udhëheqësi kinez Xi Jinping ka shkuar në Moskë për tu takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ne presim që Pekini të përdorë ndikimin e tij mbi Moskën për t’i dhënë fund luftës agresive kundër Ukrainës”, tha Niolenko, raporton The Guardian.

Nikolenko thotë se Ukraina është e gatshme që të angazhohet në dialog të ngushtë me Kinën me qëllim që të rivendoset paqja në përputhje me parimet e parashikuara në Kartën e Organizatës së Kombëve të Bashkuara.

Kjo vizitë e Jinping është parë si një nxitje politike e presidentit rus, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale e akuzoi atë për krime lufte në Ukrainë.

/Shqip.com