Ekonomi

Ukraina në luftë, çka blen e shet Kosova me ketë shtet?

Kosova dhe Ukraina

Përveç në aspektin gjeopolitik, Kosova mund të preket ekonomikisht nga konflikti Ukrainë-Rusi.

Kjo situatë aktualë mund të ndikojë që produktet që ka importuar nga ky shtet t’i marrë nga ndonjë vend tjetër.

Nga Dogana e Kosovs për SHQIP.com tregojnë se Ukraina është shteti i 30 me të cilin Kosova ka shkëmbim tregtar.

Në vitin 2020 vlera e produkteve të importuar ishte 18 milionë euro, ndërsa në vitin 2021 u dyfishua, në 36 milionë euro.

Vetëm në dy mujorin e parë të këtij viti, prodhime ukrainase janë blerë të vlerë të 5 milionë eurove.

Produktet që importohet më tepër nga Ukraina janë: kafeja, çaji, mielli, tekstili e qeramika.

Ndërsa, eksporti i prodhimeve kosovare në Ukrainë, del të mos jetë i suksesshëm.

Në vitin 2020, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë 70 mijë eurove, dhe kjo vlerë ka rënë në 22 mijë euro vitin e kaluar.

Ndryshe, që prej orëve të mëngjesit të ditës së enjte, janë raportuar një numër eksplodimesh si pasojë e bombardimeve ruse, në të gjitha anët e Ukrainës.

 Ky operacion ruse mbi Ukrainën, është dënuar ashpër nga perëndimi./SHQIP.com