Lajme Botë

Ukraina i kërkon Brazilit ta arrestojë Putin, nëse ai merr pjesë në samitin e G20-ës

TOPSHOT - Russian President and presidential candidate Vladimir Putin meets with the media at his campaign headquarters in Moscow on March 18, 2024. (Photo by NATALIA KOLESNIKOVA / POOL / AFP) (Photo by NATALIA KOLESNIKOVA/POOL/AFP via Getty Images)

Kryeprokurori i Ukrainës ka thënë të hënën se ka informata se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Brazil muajin e ardhshëm, prandaj u bëri thirrje autoriteteve atje ta arrestojnë atë nëse shfaqet.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) në Hagë lëshoi fletarrestim për Putinin në mars 2023, rreth një vit pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, duke e akuzuar atë se ka kryer krime lufte duke dëbuar femijë.

Rusia i mohon akuzat për krime lufte dhe Kremlini e ka hedhur poshtë fletarrestimin e ICC-së si “të pavlefshëm”.

I pyetur nëse Putini ka vendosur të marrë pjesë në takimin e 20 ekonomive më të mëdha të botës, zëdhënës i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për gazetarë të hënën: “Jo. Do t’ju njoftojmë kur ta kemi një vendim”.

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, tha për Reuters se “është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të jetë e bashkuar dhe ta mbajë përgjegjës Putinin”.

“Për shkak të informatave që Putini mund të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Brazil, dua ta përsëris se autoritetet braziliane janë të detyruara, si shtet anëtar i Statutit të Romës, ta arrestojnë atë, nëse ai ka guxim të vijë”, tha Kostin, duke iu referuar traktatit që e themeloi GJNP-në.

“Shpresoj vërtet se Brazili do ta arrestojë atë, duke e ritheksuar statusin e vet si demokraci dhe si një shtet që qeveriset mbi sundimin e ligjit”, tha ai.

/Shqip.com