Lajme Botë

Ukraina dhe Siria, temat kryesore të takimit mes Putinit dhe Erdoganit

Të dy presidentët, ai i Rusisë Vladimir Putin dhe ai i Turqisë, Taip Erdogan kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme takim në qytetin rus të Soçit, në Detin e Zi.

Ky është takimi i dytë midis dy liderëve në më pak se një muaj.

Në nisjen e takimit, Putin i tha Erdoganit se ai priste të nënshkruante një marrëveshje për të rritur lidhjet tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve.

Lexo edhe:
Putin dhe Erdogan do takohen për të diskutuar mbi eksportin e grurit ukrainas

“Shpresoj që sot do të jemi në gjendje të nënshkruajmë një memorandum përkatës për zhvillimin e lidhjeve tona tregtare dhe ekonomike”, tha Putin ndërsa të dy udhëheqësit u ulën për bisedime.

Presidenti turk, i cili është përpjekur të shfrytëzojë marrëdhëniet e tij me Ukrainën dhe Rusinë për të luajtur një rol në përfundimin e luftës së nisur nga Kremlini më 24 shkurt, i tha homologut të tij rus se ai shpresonte që ata të dy të hapnin “një faqe të ndryshme” në lidhjet dypalëshe, raporton Radio Evropa e Lirë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të hënën, me 11 korrik, kishte bërë thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të zgjerojë autorizimin për kalimin e kufirit për dërgesat humanitare brenda Sirisë./Shqip.com