Sport Ndërkombëtar

Ukraina arrinë fitore në sekondat e fundit të vazhdimeve kundër Suedisë

Ka përfunduar ndeshja me rezultat 2-1 në të mirë të Ukrainës përball Suedisë, shkruan Shqip.com

Pjesa e dytë e vazhdimeve u karakterizua me dominim të ukrainasve, të cilët shfrytëzuan në mënyrën më të mirë epërsinë prej një lojtari në fushë.

Ata arritën të kalojnë në epërsi në minutat shtesë të përfundimit të ndeshjes përmes Artem Dovbyk.

Pas kësaj fitore Ukraina kualifikohet në çerekfinale ku do të ketë përball Anglinë./shqip.com


Ukraina kalon në epërsi ndaj Suedisë

Ukraina ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Suedisë

Golin e shënoi Artem Dovbyk në minutën e fundit të ndeshjes.


Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve


Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve

Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve në ndeshjen mes Suedisë dhe Ukrainës.

Kjo pjesë u karakterizua me dominim më të theksuar të ukrainasve.

Kjo pasi, Marcus Danielson u ndëshkua me karton të kuq, për të lënë Suedinë me një lojtar më pak.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes


Përfundon pjesa e dytë, ndeshja shkon në vazhdime

Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e ndeshjes me rezultat 1-1 mes Suedisë dhe Ukrainës, ku fituesi do të përcaktohet pas vazhdimeve.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë të barabartë mes dy ekipeve.

Ku pati raste të mira shënimi për të dy skuadrat, por përkundër tyre shifrat nuk ndryshuan nga pjesa e parë dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë.

Fituesi i ndeshjes pritet të përcaktohet pas vazhdimeve.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes


Përfundon pjesa e parë e ndeshjes

Ka përfunduar me rezultat 1-1 pjesa e parë e ndeshjes mes Suedisë dhe Ukrainës.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat.

Të parët që kaluan në epërsi kaluan ukrainasit në minutën e 27-të të ndeshjes përmes Oleksandr Zinchenko.

Pas këtij goli suedezët u hodhën në sulm ku edhe barazuan rezultatin në minutën e 43-të të ndeshjes, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me rezultat të barabartë.


Barazon rezultatin Suedia

Suedia ka arritur të barazoj rezultatin kundër Ukrainës.

Golin e shënoi Emil Forsberg në minutën e 43-të të ndeshjes.


Ukraina kalon në epërsi ndaj Suedisë

Ukraina ka arritur të kaloj në epërsi ndaj Suedisë.

Golin e shënoi Oleksandr Zinchenko në minutën e 28-të të ndeshjes.


Fillon ndeshja mes Suedisë dhe Ukrainës.