Sport Ndërkombëtar

“Ujku i vjetër” po shkëlqen në La Liga

Falcao po kalon në formë fenomenale

Radamel Falaco u rikthye në La Liga pas tetë viteve, por kësaj radhe me fanelën e Rayo Vallecanos.

“El Tigre” edhe pse ka 35 në supe është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme në këtë fillim të kampionatit, shkruan Shqip.com.

Kolumbiani ka shënuar tre gola në tre ndeshje, duke dhënë sinjale që po rikthehet në formën e vjetër.

https://twitter.com/mun_today/status/1440507195620089856?s=20
Goli i shënuar nga Falcao në ndeshjen ndaj Athletic Bilbao

Duke marrë parasysh që “aventura” e tij e fundit në Turqi me Galatasrayn doli të jetë një “dështim” dhe kontratën e shkëputi para kohe, transferimi i tij në Spanjë ishte parë me shumë dyshime, por ai po e dëshmon të kundërten.

Periudha më e suksseshme e tij në karrierë në nivel personal mbetet ajo te Atletcio Madrid ku kishte shënuar 70 gola në 92 paraqritje

Jo vetëm ai, por edhe Vallecano po kalon formë të mirë, pasi gjendetn në pozitën e pestë me 13 pikë, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com