Sport Ndërkombëtar

UEFA merr vendim për skuadrat ruse

Skuadrat ruse do të jenë sërish jashtë garave evropiane. Ky është vendimi që Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin ka marrë ditën sotme, vendim ky që është bazuar në ecurinë e sulmeve që Rusia po kryen mbi Ukrainën, sulme këto që kanë nisur në shkurt të vitit 2022.

Sipas asaj që raportojnë mediat, UEFA ka vendosur që dënimi nuk ka gjasa të hiqet derisa situata të zgjidhet, me Federatën Ruse të Futbollit dhe UEFA-n, që ditën sotme duhej të  diskutonin mundësinë e kthimit të ekipeve ruse në ndeshjet ndërkombëtare.

Kujtojmë se më 28 shkurt 2022, UEFA dhe FIFA pezulluan klubet dhe ekipet ruse nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare.

/Shqip.com