Sport Shqiptar

U21: Kosova humb miqësoren me Turqinë

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka humbur ndeshjen ndaj bashkëmoshatarëve të tyre nga Turqia me rezultat 4-2.

Dy golat për Dardanët i realizoi mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu në minutat 34′ dhe 54′ (p).

Kujtojmë që tre ditë më parë Kosova barazoi në ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë me rezultat 0-0.

Kosova drejtohet nga trajneri Afrim Tovërlani.

/Shqip.com