Rozë

U shfaq krah Donaldit, fansat vazhdojnë të kryqëzojnë Bora Zemanin në komente

Bora Zemani

Bora dhe Donaldi janë dyshja më e komentuar në media.

Ata janë parë mbrëmë në sfilitën e stilistit, Vladrin Sahiti në Prishtinë, i cili prezantoi koleksionin e ri.

Pas kësaj ata janë parë në një klub natë, ku ishin të afërt më njëri-tjetrin, madje aktori ia ka ndezur edhe cigaren, ku është kapur nga kamera.

Kaq ka mjaftuar që në media të flitet për një ribashkim të mundshme në mes tyre.

Pas kësaj fansat kanë “bombarduar” profilin e moderatorës, Bora Zemani me komente negative, që shumë prej tyre kanë përmendur edhe Beatrix Ramosaj.

Ata kanë vazhduar që të komentojnë në fotografinë e fundit të postuar nga moderatorja, ku shumë nga ta e kanë sharë./SHQIP.com