Kulturë

U raportua se u rrënua çezma e ujit nga xhamia e Prishtinës, reagon komuna

Pasi u raportua për rrënimin e çezmës së xhamisë në Prishtinë, ka reaguar edhe Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit të komunës, zhvendosja e çezmës së xhamisë është e përkohshme.

“Projekti që është duke u implementuar ka pëlqim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – IKMM, e cila është kompetente për dhënien e pëlqimeve për ndërhyrje në asetet e trashëgimisë kulturore si dhe për përcjelljen e punimeve në to”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Komuna e Prishtinës është e përkushtuar që të ofrojë ekspertizën e vet si partner me këdo që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e aseteve të trashëgimisë kulturore si e mirë e përbashkët.

Qytetarët e Prishtinës kanë reaguar menjëherë për lajmet e largimit të çezmës, duke e quajtur si skandal të shkatërrimit të trashëgimisë./Shqip.com