Rozë

U raportua për ndarjen e saj nga Blero, ky është postimi i vetëm i Afronës

Këngëtari, Blero Muharremi dhe blogerja, Afrona Dika

Lidhja e Bleros dhe Afronës ka bërë bujë të madhe në media.

Njësojë ka bërë edhe martesa e tyre e cila është organizuar në një ceremoni luksoze në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Dyshja kanë treguar se janë të lumtur me njëri-tjetrin, pavarësisht se modelja jetonte në Zvicër e Blero në Kosovë.

Por duket se jo gjithçka po shkon mirë për çiftin dhe ata kanë larguar fotografitë e përbashkëta, duke u raportuar kështu për një ndarje të mundshme.

Mirëpo, pavarësisht këtyre raportimeve, Blero dhe Afrona s’kanë reaguar ende.

I vetmi postim i saj është një urim në InstaStory për një shoqe./SHQIP.com