U përfol se ka qenë e fejuar, Jasmina tregon të vërtetën

Bukuroshja nga Shqipëria, Jasmina Kadriu, e cila u bë e njohur në publik pasi mori pjesë në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, ka qenë njëra ndër konkurrentet më të përfolura gjatë kohës që ishte në emision.
Vëmendjen e publikut rreth jetës së saj private, Jasmina vazhdon ta ketë edhe pas daljes nga programi.
Si personazhe publike, lajme të shumta qarkulluan për personazhet e “Për’puthen”, ndërsa për Jasminën u tha se para emisionit kishte qenë e fejuar.
Këtyre aludimeve, ish-konkurrentja i është përgjigjur për herë të parë në InstaStory, teksa bashkëbisedonte me ndjekësit e saj.
“A është e vërtetë që ke qenë njëherë e fejuar? Në Dibër flasin shumë për ty”- e pyeti dikush.

“Unë në Dibër nuk kam qenë që tre vjeç, kur u fejova? Mbasi hyra në ‘Për’puthen’, se para kësaj as nuk më njihnin. Ahh, njerëzit e shkretë, i zgjidhën gjithë hallet e tyre, kaluan tek të miat,”- u përgjigj ajo.
Gjatë bisedës u hap sërish tema e Andit, ndërsa Jasmina bëri disa deklarata të papritura.
“Pse e le të ikte një person që e doje shumë?”, e ka pyetur dikush dhe të gjithë e kuptuan se bëhej fjalë për Andin.
“Kush dëshiron të largohet, nuk ka qenë kurrë i imi!”, u përgjigj Jasmina, duke nënkuptuar se ka qenë Andi ai që i ka dhënë fund marrëdhënies mes tyre./SHQIP.com
