U gjet në rrugë nga një kalimtar rasti/ Vrasja e 15-vjeçarit policia identifikon autorin
Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen me thikë të një 15-vjeçari në Shkodër.
Viktima është identifikuar si Emiljano Gjoni, i cili u gjet i plagosur rëndë nga një kalimtar i rastit.
Ky i fundit e dërgoi në spital, por fatkeqësisht i mituri nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.
Sakaq, zbulohet se 15-vjeçari u vra me thikë nga një bashkëmoshatar.
Autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.
Ndërkohë janë marrë në pyetje dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.
Autori është identifikuar dhe policia po kontrollon banesën e tij dhe zonën përreth me qëllim gjetjen dhe kapjen e tij.
“Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
/Shqip.com