Teknologji

Twitter mbyll përkohësisht zyrat

Twitter u ka thënë punonjësve se ndërtesat e zyrave të kompanisë do të mbyllen përkohësisht, e vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë.

Në një mesazh të parë nga BBC, punëtorëve ju tha zyrat do të rihapen të hënën më 21 nëntor, duke mos u dhënë ndonjë arsye për këtë lëvizje.

Siç raporton BBC, njoftimi vjen mes raporteve se një numër i madh i stafit po largohen, pasi pronari i ri Elon Musk u bëri thirrje atyre që të regjistroheshin për “orë të gjata me intensitet të lartë” ose të largoheshin.

Mesazhi që iu është dërguar punonjësve

Mesazhi vazhdoi duke thënë: “Ju lutemi të vazhdoni të pajtoheni me politikën e kompanisë duke u përmbajtur nga diskutimi i informacionit konfidencial të kompanisë në mediat sociale, me shtypin”.

Këtë javë, Musk i tha stafit të Twitter se ata duhej të angazhohen për të punuar me orë të gjata dhe do të “duhej të ishin jashtëzakonisht të ashpër” ose të largoheshin nga kompania, sipas raporteve.

Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i firmës tha se punëtorët duhet të pajtohen me kërkesën nëse duan të qëndrojnë.

/Shqip.com