Sport Shqiptar

Turneu i futbollit të vogël “Tournamet Prishtina Cup 2022” po afrohet, interesimi është i jashtëzakonshëm

Në fundit na pret spektakël në futboll të vogël në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Edhe sivjet organizohet turneu  “Tournamet Prishtina Cup 2022”, i cili zgjon interesim të jashtëzakonshëm te adhuruesit e sportit në Kosovë, shkruan Shqip.com.

Ky turne organizohet nga e ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futsall, Getart Hyseni si dhe Bajram Murturi e Lulëzim Berisha.

Turneu nis nga data 24 dhe do të zgjas deri me 30 dhjetor e ku organizatorët konfirmojnë për Shqip.com se interesimi për pjesëmarrje është tejet i madh.  

Organizatorët kanë menduar për të gjitha kategoritë derisa hapësira do të kenë edhe moshat U13 e U15, pastaj ekipet e senioreve femra, meshkujve, mediat si dhe personat me nevoja të veçanta.

/Shqip.com