Trump pranë rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, fiton shtetet e lëkundura, përgatitet për fjalimin e fitores
Donald Trump është pranë rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, teksa ka arritur të fitojë zgjedhjet përballë zv.presidentes Kamala Harris dhe në shtetet e lëkundura.
Në rezultatet paraprake, Trump kryeson me 246 vota elektorale nga 270 të vlefshme për t’u shpallur President i SHBA, kundrejt 216 të Kamala Harris, ndërsa numërimi është drejt përfundimit.
Mbështetësit e ngazëllyer të Donald Trump, kanë filluar festën në disa pjesë të SHBA-së, ndërsa zgjedhja e tyre për president po ecën përpara në rezultatet e parashikuara.
Disa kanë veshur kapele Maga (Make America Great Again – slogani i fushatës së Trumpit), të tjerët janë të mbuluar me flamurin amerikan.
Skena po përgatitet për një fjalim madhor në festën e orës së Trump
Në Florida njerëzit po presin që ish-presidenti, ndoshta presidenti i ardhshëm i 47-të, të mbërrijë dhe të mbajë një lloj fjalimi shumë shpejt.
Ata kanë përgatitur skenën për këtë dhe shërbimi sekret ka qenë në lëvizje, si dhe autokolona dhe ne e kuptojmë që ose ai ose JD Vance ose të dy janë në ndërtesë.
Nga kampi demokrat humori është ulur në mënyrë të vazhdueshme pasi dy shtete e lëkundura thirrën për Trump në ekranin e madh.
Atmosfera e ngjashme me festën e disa orëve më parë është përkeqësuar pasi shanset e Harrisit janë zbehur brenda pak orësh.
Trump kryeson bindshëm në Florida, Georgia, Virginia, Ohajo dhe ka arritur të përmbysë shifrat në Texas. Ndërsa Harris dominoi në fillim në dy prej shteteve që konsideroheshin vendimtare në garën presidenciale, Pennsylvania dhe Michigan, mirëpo kur ishin numëruar rreth 60% e votave, Donald Trump arriti të kthejë shifrat në avantazhin e tij. Harris fitoi në shtete si California, Ilinois, New York, Colorado, Washington, New Jersey si dhe arriti të përmbysë Virginian kur po numëroheshin votat e fundit. Miliona amerikanë votuan të martën e 5 nëntorit 2024, për të vendosur nëse zv/presidentja Kamala Harris ose ish-presidenti Donald Trump do të jetë “shefi” i ri i Shtëpisë së Bardhë. Kandidati që të shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale duhet të sigurojë 270 vota elektorale.
Donald Trump ka siguruar fitoren edhe në shtetin e Xhorxhias sipas CNN, një tjetër pikë e rëndësishme në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë.
Pasi siguroi Karolinën e Veriut, Trump merr kështu edhe 16 votat e kolegjit që i përkasin Xhorxhias.
Sakaq, gara mbetet ende e hapur në shtetet e tjera të rëndësishme si Pensilvania, Michigan, Wisconsin, Arizona dhe Nevada.
Republikanët fitojnë edhe Senatin. Sipas projeksioneve të FOX, por edhe të mediave të tjera prestigjioze amerikane, ata kanë siguruar 51 vendet që u duhen, teksa mund të marrin edhe më tepër pasi procesi vijon.
Partia Republikane do të mbajë të paktën 51 vende, të mjaftueshme për një shumicë të plotë.
Kandidatja demokrate, Kamala Harris ka kaluar në avantazh në Virginia. Shteti i Virginia ka 13 vota elektorale. Kamala Harris numëron deri tani 216 vota, kundrejt 232 të Donald Trump.
Kamala Harris
Main- 4
Massachusetts- 11
Vermont- 3
Rhode Island- 4
Connecticut- 7
New Jersey- 14
New Hampshire-4
Maryland-10
District of Columbia-3
Illinois-19
Delaware- 3
California – 54
Colorado – 10
New York – 28
Virginia – 13 ?
Donald Trump
Florida- 30
South Carolina- 9
Alabama- 9
Mississippi- 6
Tennessee- 11
Kentacky- 8
West Virginia- 4
Indiana- 11
Missouri- 10
Oklahoma- 7
Arkansas- 6
Texas – 40
Pennsylvania – 19 ?
Michigan – 15 ?
Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 187 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 230. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
Garë interesante dhe me mjaft të papritura po zhvillohet në Michigan mes Donald Trump dhe Kamala Harris. Kandidati republikan ka nisur epërsinë edhe në këtë shtet të konsideruar të lëkundur, pasi më herët përmbysi rezultatin në Pennsylvania. Donald Trump kryeson me 211 vota elektorale, kundrejt 117 të Kamala Harris, sipas rezultateve paraprake.
Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump ka përmbysur rezultatin në shtetin e lëkundur të Pennsylvania. Në këtë shtet prej fillimit të numërimit dhe deri kur ishin numëruar rreth 60% e votave kryesonte Kamala Harris. Mirëpo surpriza ndodh nga ky moment. Donald Trump merr kryesimin. Pennsylvania konsiderohej si një nga shtetet vendimtare të garës presidenciale amerikane.
Kamala Harris po kryeson në dy prej shteteve të cilësuara si “swing states”, ose ato shtete të cilat pritet të jenë vendimtare për rezultatin përfundimtar. Aktualisht Harris ndodhet përpara Donald Trump në Michigan dhe në Pensilvani. Ajo numëron mbi52% të votave kundrejt 45.6% të Trump në shtetin e Michigan, kur janë numëruar rreth 10% e votave. Sakaq, në Pensilvani, shteti i cili konsiderohet si më kyçi në këto zgjedhje Harris qëndron me rreth 60% të votave kundrejt rreth 40% të Trump, ndërsa janë numëruar rreth 20% e totalit të votave.
Donald Trump kryeson me 195 vota elektorale, kundrejt 117 të Kamala Harris, sipas rezultateve paraprake. Për të qenë fitues i zgjedhjeve presidenciale dhe për t’u kurorëzuar si shef i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump i duhen 270 vota elektorale. Në disa shtete numërimi po shkon drejt fundit si në Florida ku janë numëruar mbi 90% të votave dhe në Texas me rreth 70% të votave. Pritet të nisë numërimi në pjesën perëndimore të Amerikës si në California, Arizona, Nevada dhe Oregon.
Donald Trump dhe Kamala Harris po zhvillojnë një prej betejave elektorale më të forta ndër vite në SHBA. Kandidati republikan kryeson paraprakisht me 111 vota elektorale kundrejt 71 të Harris, por megjithatë rezultati ndryshon çdo moment. Trump kryeson në disa prej shteteve të njohura si bastione të republikanëve si në Indiana, Kentaki, Georgia, Florida apo edhe Texas. Ndërsa Kamala Harris kryeson në Vermont, Virginia, Karolina e Veriut, Ilinois e New Hampshire. Por, kandidatja demokrate gjithashtu ka thelluar diferencën në dy prej shteteve të konsideruara si vendimtare në garën presidenciale, Pennsylvania dhe Michigan.
Donald Trump ka marrë kryesimin në Teksas në një kohë kur janë numëruar rreth 30% të votave. Fillimisht pati një epërsi të demokrates Kamala Harris.
Kamala Harris po dominon në dy prej shteteve që konsiderohen vendimtare në garën presidenciale, Pennsylvania dhe Michigan. Rezultatet janë paraprake.
Kandidatja demokrate, Kamala Harris po kryeson në bastionin e republikanëve, në Teksas kur janë numëruar 11% të votave. Sipas rezultateve paraprake, Harris kryeson me 51.7% të votave, kundrejt 46.8% të Donald Trump.
Donald Trump
Indiana
Kentaki
Ohio
Virxhinia Perëndimore
Florida
Xhorxhia
Karolina e Jugut
Kamala Harris
Vermont
New Hampshire
Virxhinia
Karolina e Veriut
Teksas
Numërimi i votave po vijon në Indiana, Kentaki, Virxhinia, Vermont, New Hampshire, Karolina e Veriut, Florida, Karolina e Jugut, Xhorxhia, Ohio, Virxhinia Perëndimore. Në 7 shtete kryeson Donald Trump dhe në 4 Kamala Harris.
Teksa numërimi i votave në Shtetet e Bashkuara sapo ka nisur rezultatet e para kanë filluar të marrin formë.
Kështu, Indiana dhe Kentaki duket se kanë ndjekur traditën duke votuar djathtas dhe duke i dhënë besimin e tyre Partisë Republikane dhe kandidatit të saj Donald Trump.
Nga ana tjetër demokratja dhe njëherazi zv/presidentja Kamala Harris ka arritur të rrëmbejë fitoren në shtetin e Vermontit.
Sakaq, teksa deri më tani janë numëruar vetëm 18% e votave në Florida, Trump udhëheq duke mbajtur 52% të votave.
Sipas parashikimeve fillestare, Indiana dhe Kentaki do të shkojnë favor të republikanëve. Në Indiana, Trump kryeson me 61.1% kundrejt 37.3% të Harris. Edhe në Kentaki kryeson kandidati Republikan me rezultat të thellë. 70.5% të votave ka marrë Donald Trump deri tani, ndërsa Kamala Harris numëron vetëm 28.4%. Rezultatet janë paraprake, teksa numërimi vijon.
Janë mbyllur qendrat e para të votimit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Raportohet se vendvotimet janë mbyllur në Indianën Lindore dhe Kentakin Lindor, dhe tani fletët e votimit po numërohen.
/Shqip.com