Lajme Botë

Trump ia thotë në sy Zelenskit: Jam si për Rusinë dhe për Ukrainën! Ti po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore

Takimi mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodomir Zelenski, nuk ka nisur me tone plotësisht të qeta.

Trump ka mbajtur pozicionin e një negociatori asnjëanës, duke thënë se është “në mes” si për Rusinë dhe për Ukrainën. “Dua ta zgjidh këtë punë”, është shprehur Trump.

“Unë nuk jam në linjë me askënd. Unë jam në linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të mirën e botës”, tha Trump.

I pyetur për krahun lindor të NATO-s, Trump vlerësoi edhe një herë Poloninë si një aleat model dhe duke thënë se ata janë “shumë të përkushtuar” ndaj Aleancës.

Por Zelenski vazhdon të mos tërhiqet, duke i kërkuar Trumpit që të mos bëjë “kompromise me një vrasës” dhe duke nxjerrë në pah rëndësinë e një bllokade ushtarake për të garantuar qëndrueshmërinë e çdo marrëveshjeje paqeje.

Por situata u bë e rëndë në zyrën e Shtëpisë së Bardhë kur Trump iu kthye duke i thënë Zelenskit, se ai “po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

/Shqip.com