Lajme

Tri raste të reja me COVID-19

Ambulanca për COVID-19

Tri raste të tjera me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, teksa s’ka ndonjë të vdekur.

Po ashtu, janë shëruar nëntë të infektuar me Coronavirus.

Tash rastet aktive janë 166, përcjell shqip.

Ndërsa, ka rekord të të vaksinuarve brenda një dite. 11.900 sosh.

48.437 qytetarë kanë marrë dy dozat, ndërsa 204.774 vetëm njërën. /Shqip.com