Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(19.07.2021 14:53:08)
Tri raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk është raportuar për viktima, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer një mijë e 91 teste.
Në 24 orët e fundit janë shëruar dy pacientë, duke e çuar në 105 mijë e 538 numrin e të shëruarve.
Raste aktive janë 104.
Numri i rasteve pozitive me COVID-19 deri tani ka shkuar në 107 mijë e 906.
Dy mijë e 264 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi./Shqip.com