Sport Shqiptar

Rezultatet e ndeshjeve në Superligën e Kosovës

FC Drenica

Tri ndeshje u zhvilluan në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.

Ballkani është ndalur në barazimin e parë këtë stinor nga Drenica me rezultat 1:1.

Osman Mziu i kaloi vendasit në epërsi me një gol në minutën e 54-t.

Por, skuadra nga Suhareka arriti ta shpëtojë një pikë, me anë të Armend Thaqit.

Ballkani tani gjendet në vendin e dytë në tabelë me 22 pikë, por ka tri ndeshje më pakë të zhvilluara se lideri Drita.

Derisa, Drenica ka 12 pikë dhe renditet e gjashta.

Një ndeshje interesante u zhvillua në Mitrovicë, aty ku Trepça 89 barazoi me Llapin në një derbi ku u shënuan pesë gola, 3:3.

Ardian Muja gjeti rrugën drejt golit, pas 27 minutave lojë për Trepçën 89.

Llapi barazoi në pjesën e dytë me golin e Gerhard Prognit.

Por, skuadra nga Mitrovica riktheu përsëri rezultatin me anë Bleon Sekiraqa.

Epërsia e vendasve nuk zgjati me skuadrën nga Podujeva që barazoi përsëri Drilon Fazliun.

Trepça ishte shumë afër fitores me golin e Armend Gashit, por në minutat e fundit të ndeshjes ishte Llapi që arriti të marr një pik me golin e Festim Alidemas.

Përballja e fundit e ditës së sotme përfundoi 1:0, pasi Gjilani e mposhti Malishevën.

Theophilus Solomon ishte realizator i golit të vetëm dhe të fitores për Gjilanin, në minutën e 52-të.

Të shtunën u zhvilluan dy ndeshje, ku Prishtina mposhti Ferizajn, derisa Drita triumfoi përballë Dukagjinit.

/Shqip.com