Sport Shqiptar

Trepça pëson humbje në Prizren

Bashkimi-Trepça

Trepça është njoftuar me humbje në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mitrovicacit janë mposhtur në udhëtim ndaj Bashkimit me rezultat 87-83, shkruan Shqip.com.

Kjo ndeshje ishte tejet e fortë nga fillimi e deri në çerekun e fundit, por ekipi nga Prizreni ishte më kërkues dhe kjo ju shpërblye në fund.

Dallimin në këtë takim, vendasit e bënë në çerekun e fundit ku për një moment ishin në epërsi prej nëntë pikësh.

Më i miri në parket te Bashkimi ishte, Julien Lewis me 22 pikë, 6 kërcime dhe 8 asistime.

Ndërsa, te mysafirët u dalluan, Drilon Hajrizi me 14 pikë e 5 kërcime dhe Taurus Ramon Cockfield Jr me 19 pikë e 5 kërcime.

Pas pesë gjirove të zhvilluara, Bashkimi ka arkëtuar tre fitore dhe humbje, kurse Trepça ka katër fitore dhe një humbje./Shqip.com