Sport Shqiptar

Trepça mposht Rahovecin

Trepça ka arritur të fitojë ndeshjen e parë të xhiros së tretë.

Skuadra nga Mitrovica mposhti Rahovecin me rezultat 80:89.

Trepça ishte më e mirë që në çerekun e parë, duke e rritur distancën që nga fillimi dhe këtë periodë e fituan 14:26.

Edhe pse rezultati ishte më i ngushtë Rahoveci e fitoi edhe çerekun e dytë me shifrat 18:25.

Vreshtarët në periodën e tretë ishin më të mirë se mysafirët, duke e mbyllur me rezultat 27:26.

Vendasit e fituan edhe çerekun e katër por, pa pasur ndikim në rezultatin përfundimtar.

Trepça me këtë fitore e ruan vendin e parë në renditje.

Më efikasi në ndeshje ishte Johnson me 20 pikë, kurse Hajrizi ishte i dyti me 18 sosh./Shqip.com