Tre të vdekur si pasojë e COVID-19 në Shqipëri
Publikuar:
(16.10.2021 22:58:56)
Tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Shqipëri.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për 428 infeksione të reja nga 3 mijë e 549 testime.
Ndërkaq, ka rezultuar që brenda 24 orëve të shërohen 501 persona.
Raste aktive me COVID-19 është 6.289. Po ashtu, procesi i vaksinimit po vazhdon.
Kështu që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 168 mijë e 437 infeksione.
Prej tyre 168 mijë e 437 kanë arritur ta kalojnë Coronavirusin.
Por, fatkeqësisht 2 mijë e 810 qytetarë kanë ndërruar jetë. /Shqip.com