Tre të lënduar nga aksidenti ku vetura ra nga rrethrrotullimi në Prishtinë
Publikuar:
(14.08.2023 08:33:01)

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prishtinë.
Lajmi për Shqip.com u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen ‘Lakërishtë’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo.
Ndërsa, policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.
/Shqip.com