Trajtimi i temperaturës së lartë sipas moshës

Temperatura është një nga treguesit më të qartë të një problemi shëndetësor.
Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që temperatura është diçka e keqe.
Në fakt, temperatura luan një rol kyç në mënyrën se si organizmi lufton një infeksion të caktuar.
Në rastin e fëmijëve, temperatura shpesh mund t’i alarmojë e shqetësojë prindërit.
Po sa i justifikuar është ky alarm?
Zbulojeni në udhërrëfyesin e mëposhtëm dhe mësoni se si duhet të përballeni me temperaturën.
Temperatura tek fëmijët
Foshnjat deri në 3 muaj
Nëse foshnja juaj ka një temperaturë nga 38 gradë e më sipër, shkoni tek mjeku.
Konsultat me mjekun janë të domosdoshme edhe nëse foshnja nuk ka simptoma të tjera.
Fëmijët nga 3-6 muaj
Nëse temperatura është deri në 38.9 gradë, atëherë përpiquni ta lini fëmijën të pushojë dhe jepini lëngje. Në këtë pikë fëmija nuk ka nevojë për medikamente, por nëse fëmija është i irrituar, letargjik apo nuk zë rehat, atëherë telefonojini mjekut.
Nëse temperatura në këtë grupmoshë është më e lartë se 38.9 gradë, atëherë telefonojini menjëherë mjekut.
Fëmijët nga 6 deri në 24 muaj
Në këto raste, fëmijëve mund t’u jepni ilaçe kundër temperaturës, por tregohuni të kujdesshëm dhe përmbajuni dozave të këshilluara. Mos i jepni fëmijës suaj aspirinë dhe telefonojini mjekut nëse temperatura zgjat më shumë se 1 ditë.
/Shqip.com