Sport Ndërkombëtar

Trajneri spanjoll: Na duhet fitorja ndaj Francës

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, në një intervistë për mediumin e njohur spanjoll ‘AS’, ka folur për fitoren ndaj Gjermanisë.

Sipas tij, fitorja ndaj ‘Pancerëve’, shënoi një fillim të ri për ‘Furinë e Kuqe’.

“Ajo fitore shënoi një fillim të ri. E ardhmja nuk është e sigurt, por është një hap i mirë për të ardhmen”, ka thënë De La Fuente.

Strategu spanjoll beson se skuadra e tij, mund të triumfojë edhe në duel me Francën.

“Ne e dimë se tani duhet të mposhtim Francën”, ka pohuar De La Fuente.

Spanja nesër përballet me Francën në gjysmëfinalen e parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

/Shqip.com