Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Romës arsyetohet për humbjen e thellë

Trajneri Jose Mourinho është munduar të arsyetohet pasi Roma pësoi humbje të thellë nga Genoa, me rezultat 1-4, në mbrëmjen e së enjtes.

Mourinho, theksoi se është fillimi më i keq në karrierën e tij, por që sipas tij, Roma luajti dy finale evropiane radhazi falë tij.

“Është gjithashtu fillim më i keq në karrierën time. Megjithatë, mendoj gjithashtu se është hera e parë që Roma luan dy finale evropiane radhazi”, u shpreh Mourinho.

Portugezi u pyet gjithashtu nëse kjo skuadër e Romës mund të rikthehet.

“Është skuadra që kemi dhe me këtë skuadër duhet të dalim nga kjo situatë. Nuk ka më afat transferimi, askush nuk mund të largohet apo të arrijë, ky është grupi që kemi me cilësitë dhe problemet e tij”.

“Nuk kemi kohë për të qarë. Mund të qajmë nga brenda, sepse na dhemb zemra, veçanërisht për mua për shkak të raportit tim me tifozët e Romës. Por nesër do të kthehemi në punë. Ndeshja tjetër vlen tre pikë, jo shtatë apo tetë, por bëhet një ndeshje shumë, shumë e rëndësishme për ne”.

/Shqip.com