Sport Shqiptar

Trajneri i Hungarisë flet për ndeshjen ndaj Kosovës

Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi doli në konferencën për shtyp në prag të miqësores të së martës ndaj Kosovës.

“Ndryshime do të ketë në krahasim me ndeshjen ndaj turqve, por në fushë do të jenë lojtarët që do të llogarisim në Evropian. Nuk do të provojmë elementë taktikë apo formacione që nuk i llogarisim në garën kontinentale. Fillimisht jemi duke u përgatitur për turneun në Gjermani, por është e qartë se synimi ynë afatgjatë është zhvillimi i vazhdueshëm. Të dyja kombëtaret kanë lojtarë me aftësi jashtëzakonisht të mira teknike, por kur bëhet fjalë për cilësinë e lojtarëve individualë, të dy ekipet përfaqësojnë dy nivele të ndryshme dhe kjo vlen edhe për stilin e lojës. Skuadra e Kosovës përfaqëson një stil shumë më të drejtpërdrejtë”, tha ai.

/Shqip.com