Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Al-Nassr jep deklaratën e bujshme për Ronaldon

Cristiano Ronaldo është një shembull i përkushtimit maksimal dhe kujdesit maniak për trupin
Cristiano Ronaldo është një shembull i përkushtimit maksimal dhe kujdesit maniak për trupin

Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr ishte lajmi më i bujshëm i afatit kalimtar të janarit.

Pas humbjes në Superkupën e Arabisë Saudite, trajneri Rudi Garcia u shpreh se portugezi nuk do ta mbyllë karrierën aty, por do të kthehet në Evropë.

“Cristiano Ronaldo nuk do ta mbyllë karrierën e tij si lojtar i Al-Nassr. Ai do të kthehet në Evropë dhe do të luajë ndeshjet e fundit të karrierës së tij atje”, tha Garcia.

/Shqip.com