Lajme

Trafikanti në Tiranë përplas makinën e policisë, efektivi e plagos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një efektiv Policie ka plagosur një person.

Sipas burimeve nga Policia, ngjarja ka ndodhur teksa shtetasi i plagosur, i cili kishte rreth 1 kg kokainë brenda makinës, nuk i ka ndaluar postbllokut të Policisë dhe në tentativë për t’u larguar, ka përplasur automjetin dhe ka rrezikuar jetën e efektivëve.

Një prej efektivëve ka hapur zjarr në drejtim të automjetit duke plagosur drejtuesin i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë AMP do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Shqip.com