Teknologji

TikTok rrezikon të mbyllet në SHBA

Logoja e aplikacionit, TikTok.
Logoja e aplikacionit, TikTok.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ka kaluar një projekt-ligj, që mund të çojë në një ndalim ndërkombëtar të Tik Tok-ut.

Votimi ishte një tjetër proces, pasi autoritetet amerikane dhe më herët qenë pro kufizimit të aksesit në aplikacion.

Një nga arsyet që është dhënë për ndalimin e mundshëm të rrjetit social ka qenë edhe cenimi i sigurisë kombëtare amerikane.

Fati i projekt-ligjit në Senat është i paqartë.

Ndërsa, presidenti Joe Biden ka deklaruar se do ta nënshkruajë projekt-ligjin, në rast se kalon në Senat.

Ligjvënësit amerikanë kanë thënë se pronari i rrjetit social ByteDance ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze.

Por, akuzat janë mohuar nga Tik Tok dhe ByteDance.

Edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta hiqte aplikacionin në fjalë, por nuk kishte sukses.

/Shqip.com