Sport Ndërkombëtar

Tifozi i Arabisë Saudite e largon fanellën arabe, krahas saj e kishte edhe të Lewandowskit ku festoi si i çmendur pas golit të sulmuesit

Kombwtarja e Polonisw ka triumfuar ndaj Arabisë Saudite në kuadër të Grupit C në Kampionatin Botëror, me ndeshjen që përfundoi 2-0, SHKRUAN Shqip.com

Ndeshja filloi me shumë ritëm dhe dy ekipet tentuan të kalonin herë në epërsi.

Por, goli i epërsisë në ndeshje erdhi në minutën e 39-të, kur Robert Lewandowski asistoi te Piotr Zieliski, që realizoi për 1-0.

Ishte Lewandowski, ai që ia siguroi fitoren ekipit të tij, pasi përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare në minutën e 82-të, për të realizuar për 2-0.

Një tifoz i Arabisë Saudite e ka larguar fanellën e Arabisë e krahas saj  e kishte të veshur edhe të Polonisë me emrin e Lewandowskit dhe ka festuar për golin e tij të parë në Botëror.  Video është bërë vitale.

Polonia është aktualisht lider i Grupit C me tri pikë, Arabia Saudite me tri sosh, Meksika me një dhe Argjentin që takohet sonte me meksikanët ende pa pikë.

/Shqip.com