Sport Shqiptar

“Torcida” kërcënon Federatës së Basketbollit të Kosovës me bojkotim të Superligës!

Tifozët e Trepçës “Torcida”, i ka kërkuar Federatës së Basketbollit të Kosovës që ta shfuqizojë vendimin që ndalon udhëtimin e tifozëve mysafirë në ndeshjet e basketbollit.

Vendimi i FBK-së erdhi për shkaqe sigurie.

“Torcida edhe një herë kërkon rishqyrtimin e vendimit të FBK për ndalimin e udhëtimeve jashtë të tifozëve në basketboll, ku me anë të kësaj shkrese kërkojmë që i njëjti të shfuqizohet dhe prej javës së ardhshme kërkesat për të qenë pranë klubit të zemrës Trepça ku do që zhvillon ndeshje të jenë të aprovuara”, shkruan një njoftimin e “Torcidës”, përcjell Shqip.com.

Tifozët mitrovicas paralajmërojnë FBK-në se nëse nuk shfuqizohet vendimi, do të organizohen me tifozët e klubeve të tjera për ta bojkotuar Superkupën.

“Në të kundërtën, ne inkurajojmë edhe tifogrupet tjera që të jemi një zëri dhe me vendim unik të përbashkët të bojkotojmë Superkupën e Kosovës e cila edhe ashtu e humbi seriozitetin e saj duke u shtyrë dhe ndryshuar orari tash për herën e 3-të radhazi. FBK ende nuk ka zyrtarizuar vendin e zhvillimit të Superkupës dhe kjo tregon shumë për nivelin e seriozitetit si eveniment. FBK shfuqizo vendimin”, thuhet në fund të njoftimit të tifozëve mitrovicas.

/Shqip.com