Sport Ndërkombëtar

Thiago Silva i dëshpëruar me mënyrën si u trajtua nga PSG-ja

Thiago Silva

Edhe në moshën 36 vjeçare, Thiago Silva është duke luajtur ende në nivelet më ta larta të futbollit.

Mbrojtësi brazilian u largua nga PSG-ja vitin e kaluar pasi nuk konsiderohej i rëndësishiëm më për skuadrën, por me Chelsean arriti të fitonte Ligën e Kampionëve duke treguar se ka ende se çka të ofrojë në fushën e gjelbër.

Për të ardhur keq ishte mënyra se si a largua nga PSG-ja, pa ceremoni përshëndetëse ani pse ishte kapiten dhe e djersiti fanelën e tyre për plotë tetë vite.

Në një intervistë të dhënë për mediat angleze, numri 6 i londinezëve është shprehur i dëshpëruar me mënyrën se si u largua nga kryeqyteti francez.

“Largimi im është një faqe që me siguri është kthyer, por në të njëjtën kohë, mendoj shumë, reflektoj shumë për gjithçka që ka ndodhur. Mendoj se diçka tjetër mund të ishte bërë. Sepse nuk ishin tetë ditë ose tetë muaj që kalova me PSG. Ishin tetë vjet me shumë fitore, shumë punë për të qenë në gjendje të ndryshoja dhe për ta vënë PSG në nivelin që është sot” tha ai.

Arsyeja se pse parisienët nuk e vazhduan bashkëpunimin me të sipas vetë futbollistit ishte mosha e tij.

“Unë nuk kam asgjë kundër Sergio Ramos, por Sergio, në kohën kur i ofruan një kontratë dyvjeçare, ishte në të njëjtën moshë me mua vitin e kaluar. Kështu që kjo më bëri vërtet të trishtuar. Unë ende nuk kam folur për këtë me askënd, sepse më trishtoi vërtet sepse ndjeva se nuk kisha bërë asgjë për klubin”, shtoi gjithashtu qendërmbrojtësi brazilian.

Silva, në sezonën e kaluar zhvilloi 23 paraqitje në Premierligë, ndërsa e ka vazhduar kontratën e tij me Chelsean edhe për një vit tjetër. /Shqip.com