The Sun: Broja më i mirë se Lukaku
Armando Broja po kalom një sezon shumë të mirë te Southamptoni.
Paraqitjet e tij kanë rënë në sy edhe të mediave angleze.
“The Sun” në një artikull ka shkruar një artikull ku ka krahasuar Armando Brojën dhe Romelu Lukakun.
Sipas kësaj media “xhevahiri” i Shqipërisë lë mbrapa sulmuesin e njohur belg, Lukakun, për sa i përket statistikave këtë vite.
“Sulmuesi ka shënuar gjashtë gola në Premier League këtë sezon, që është më shumë se të gjithë sulmuesit e Thomas Tuchel. Kjo do të thotë se futbollisti shqiptar ka shënuar më shumë herë Romelu Lukaku, Hakim Ziyech, Kai Havertz, Christian Pulisic, Timo Werner dhe Callum Hudson-Odoi”, ka shkruar The Sun.
Sulmuesi shqiptar është autor i gjashtë golave në Premierligë.
20-vjeçari është pjesë e Chelseas, por po luan në huazim te Southamptoni.
Ky është viti i dytë radhazi që ai po e kalon në huazim, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Vitesses.
Te klubi holandez, Armando, kishte zhvilluar 30 ndeshje, ndërsa regjistroi dhjetë gola.
Për një kohë të shkurtë Broja është bërë pjesë e rëndësishme edhe e kombëtares shqiptare, ku së bashku me Myrto Uzunin po konsiderohen si shpresa e kuqezinjëve./Shqip.com