Lajme

The Geopost publikon audioincizimin mes personave të BIA-s dhe Bedri Shabanit

Mediumi “The Geopost”, ka siguruar një audio incizim në të cilin pretendohet se po dëgjohen duke folur Srdjan Rosic dhe Bedri Shabani.

Ky i fundit është arrestuar dje dhe dyshohet se është pjesë e Shërbimit Informativ serb – BIA.

Ndonëse audio-ja është e censuruar vende-vende, duket qartë se Bedri Shabani, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me inteligjencën serbe, kërkon nga BIA që ta ndihmojë atë dhe njerëzit e tij për të kryer një punë.

“Çfarë mendoni? A do të pyesni njerëzit tuaj nëse duhet ta shtyjnë atë apo nëse duhet të flenë?” dëgjohet duke i thënë Shabani zyrtarit të BIA-s.

Ndërkohë Rosiç i thotë se “do ta shtyjnë, por janë pak… presin të zgjohen…”.

Në vazhdim, Shabani thotë se “duhet të veprojmë kështu që dikush tjetër ta ngacmojë indirekt dhe pastaj t’i hedhim benzinë dhe të marrë më shumë zjarr”.

/Shqip.com